A ka prova Gjykata penale për vrasjen në Smillkovc?

Gjykata penale e Shkupit assesi të paraqesë provat kundër të akuzuarve për vrasjen e pesëfishtë, që para gati dy muajve ndodhi në afërsi të Liqenit të Smillkovcit në afërsi të Shkupit.
Avokati i të arrestuarve Naser Raufi thotë se  çdo fillim javë  i thonë se gjatë javës do të prezantohen provat, por ajo asnjëherë nuk ndodh.

‘Unë dyshoj nëse fare kanë ndonjë dëshmi, se po të kishte deri tash do të kishte filluar edhe procesi’, thotë Raufi.

Sipas tij gjykatësi hetues Vladimir Tufekxhiç i ka thënë gjatë këtyre ditëve do të prezantojnë provat, por Raufi ka një pistë tjetër për këtë vonesë.

‘Unë mendoj se nuk kanë çka të dëshmojnë, me siguri i presin këta dy ti kapin, Alil Demirin dhe Afrimin,  edhe përmes atyre të dalin me diçka, nuk kanë dëshmi dhe prova, personalisht mendoj se nuk kanë prova se ndryshe pse do të prisnin deri tani, që dy muaj jo vetëm që është dashur të prezantohen provat, por edhe do të duhej të fillonte procesi’ thotë Raufi.

Avokati ka kontaktuar me familjarët të cilët e kanë siguruar atë se të arrestuarit nuk janë torturuar më në burgun e Manastirit, ndërsa edhe vetë Raufi brenda ditëve do ti vizitoj ata.

Lajme të ngjashme

Back to top button