Në tremujorin e parë të këtij viti në rajonin e Pollogut janë regjistruar 17 raste të dhunës familjare
Në tremujorin e parë të këtij viti në Sektorin e Punëve të Brendshme Tetovë janë regjistruar gjithsej 17 vepra penale “dhunë familjare” nga të cilat 11 me shkaktim të plagëve trupore, 5 me kërcenim të sigurisë dhe 1 me privim kundër-ligjor të lirisë, transmeton Portalb.mk.
Në këto dhuna janë të përfshirë 15 meshkuj dhe tre gra si persona dhunues. Rastet më së shumti kanë ndodhur mes çifteve bashkëshortore, të pamartuarit, djemtë, baballarët dhe nënat.
Viktima më të shpeshta të këtyre llojeve të dhunave janë gratë, në 15 raste, nëna në 3 raste, djem në 3 raste. Në 15 raste të dhunës është përdorur forcë fizike, ndërsa në një rast edhe armë zjarri.
LEXO MË SHUMË NË LIDHJE ME RASTET E DHUNËS FAMILJARE:
- Gostivar, një djalë ka rrahur nënën dhe motrën e tij
- Gostivar, një burrë sulmoi fizikisht gruan e tij dhe babain e saj
- Tetovë, një burrë është privuar nga liria pasi ka rrahur bashkëshorten e tij
- Tetovë, një burrë e ka rrahur bashkëshorten e tij para fëmijëve
- Tetovë, rrihen dy vëllezër për shkak mospagesës së rrymës elektrike
- Gostivar, i biri e ka rrahur nënën e tij për 500 denarë
- Tetovë, burri e ka rrahur gruan përpara fëmijës, për shkak një shkrepëse të humbur
- Gostivar, kërkohet gruaja e cila u largua nga shtëpia dhe mori me vete vajzën trevjeçare
- Gostivar, humb një grua 30 vjeçare
- Tetovë, prindërit e kanë rrahur vajzën për shkak se nuk ua ka dhënë rrogën
- Arrestohet një tetovare e cila e ka maltretuar motrën e saj dhe e ka kërcënuar me jetë
- Gostivar, një burrë sulmoi fizikisht gruan e tij para mysafirëve
- Ka humbur një vajzë 20-vjeçare nga Gostivari, policia po merr masa për gjetjen e saj
- Kërcënim me pistoletë për një gostivaras dhe bashkëshorten e tij
- Shfaqet adoleshentja nga Gostivari e cila u paraqit në polici nga babai si e humbur