Thaçi fton qytetarët t’i bashkohen “Ta pastrojmë Kosovën”

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka pritur sot një delegacion të nismës “Ta pastrojmë Kosovën”, të kryesuar nga prijësi i grupit të kësaj nisme, Luan Hasanaj.

Kryeministri Hashim Thaçi ka përgëzuar përfaqësuesit e nismës “Ta pastrojmë Kosovën” për aktivitetin që do të organizohet në tërë Kosovën më 24 maj 2012.

Ai ka ftuar të gjithë qytetarët e Kosovës që nesër më datë 24 maj 2012 t’i bashkohen nismës “Ta pastrojmë Kosovën”, duke kontribuar kështu në krijimin e një ambienti më të pastër dhe më të shëndoshë për të gjithë banorët e Republikës së Kosovës.

Me këtë aksion, Republika e Kosovës i bashkohet nismës globale “Let’s do it, World”, duke dëshmuar edhe një herë se qytetarët dhe institucionet e këtij vendi e duam Kosovën e pastër dhe dimë të kujdesemi për të. /Kohanet

Lajme të ngjashme

Back to top button