Hapet konkursi për regjistrim në shkollë të ulët të muzikës

Që nga 14 maji, shkolla e ulët e muzikës “Ilija Nikolovski Luj” në Shkup ka shpallur konkursin për regjistrim në shkollë të ulët të muzikës dhe balet për vitin shkollor 2012/2013. Konkursi do të jetë i hapur deri më 31 maj, 2012.

Në vijim ua paraqesim kushtet për regjistrim për secilën kategori, gjegjësisht për arsim muzikor në instrumentet e ndryshme si piano, violinë, kontrabas e kështu me radhë, si dhe për arsim gjashtëvjeçar në degën e baletit.

Për arsim muzikor nëntëvjeçar në instrumentet: piano, violinë (violë), violonçel

-Në vitin e parë në shkollë të ulët të muzikës regjistrohen nxënës të cilët në vitin 2012/2013 do të regjistrohen në klasë të parë në mësim të rregullt. Nxënësit të cilët janë klasa e dytë në mësim të rregullt munden të regjistrohen në këto instrumente pas një testimi paraprak të muzikalitetit të tyre. Në këto instrumente mund të regjistrohen edhe nxënësit e klasës së tretë dhe të katërt, mirëpo së pari duhet t’i nënshtrohen provimit pranues.

Për arsim muzikor gjashtëvjeçar në instrumentet: kitarë klasike, klarinetë, saksofon, flaute, oboa, bori, trombin, korn, harmonikë dhe instrumente tjera me të goditur

-Në vitin e parë në shkollë të ulët të muzikës regjistrohen nxënës të cilët në vitin shkollor 2012/2013 do të jenë në klasë të katërt dhe të pestë në mësim të rregullt. Në këto instrumente mund të regjistrohen dhe nxënës të klasës së gjashtë, mirëpo së pari duhen t’i nënshtrohen provimit pranues.

Për arsim trevjeçar në instrumentet: kontrabas, fagot dhe solo këndim

-Në vitin e parë në shkollë të ulët të muzikës regjistrohen nxënës të cilët në vitin shkollor 2012/2013 do të jenë në klasë të shtatë në mësim të rregullt.

Për arsim gjashtëvjeçar në degën e baletit

-Në vitin e parë regjistrohen nxënës të cilët janë në klasë të katërt dhe të pestë në mësim të rregullt. Gjithashtu, mund të regjistrohen edhe nxënës të talentuar që janë në klasë të parë në mësim të rregullt.

Dokumentet e duhura për regjistrim

-Fotokopje nga certifikata e lindjes.
-Vërtetim për nxënësit e rregullt nga shkolla ku mëson nxënësi.
-Fletë paraqitje për regjistrim në shkollë të ulët të muzikësose baletit (e  cila merret në shkollë).

Lajme të ngjashme

Back to top button