Wohlers: Në NATO pas zgjidhjes së emrit

Sa më shpejtë që zgjidhet kontesti me emrin, aq më shpejtë do të bëheni anëtarë fuqiplotë e NATO-s. Kështu tha ambasadori i SHBA-ve, Paul Wohlers, sot në poligonin Krivolak ku u mbajtën ushtrimet ushtarake në të cilat morën pjesë 15 shtete anëtare të NATO-s, përsëriti se cili është kushti për t’u anëtarësuar në aleancë.

“Asnjë njeri dhe asnjë shtet në botë nuk do të jetë më i lumtur se unë personalisht, kur Maqedonia do të bashkëngjitet në bashkësinë euroatlantike, sidomos në NATO dhe në BE. Jam i sigurt se  kjo do të ndodhë. Mirëpo, pyetja është se kur, e jo se a do të ndodhë, ndërsa me vazhdimin e përparimit të Maqedonisë, ky do të jetë rezultati. Siç tha sekretarja Klinton të hënën, Maqedonia i ka plotësuar të gjitha kriteret për anëtarësim në aleancë dhe ne presim që çështja e emrit të zgjidhet sa më shpejtë dhe Maqedonia të bëhet anëtare fuqiplotë e aleancës”, deklaroi ambasadori Wohlers./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button