Rritet numri i të sëmurëve nga kanceri në zorrën e trashë

Vetëm për një vit janë regjistruar rreth 600 persona  të sëmurë nga kanceri në zorrën e trashë. Sipas numrit të rasteve të përfunduara me vdekje, bëhet fjalë për sëmundjen e dytë me radhë në listën e sëmundjeve malinje, sipas numrit të sëmurëve. Më së shumti nga kjo sëmundje pësojnë meshkujt, ndërsa në rrezik më të madh janë personat e moshës 50-74 vjeçe. Ministri Todorov, vdekshmërinë e kësaj sëmundjeje do ta zvogëlojë nëpërmjet të një incizimi të organizuar, duke filluar nga kjo grupë e qytetarëve të rrezikuar.

“Është e dëshmuar se më shumë faktorë ndikojnë në shfaqjen e kësaj sëmundjeje: mënyra e të ushqyerit, mungesa e aktivitetit fizik, predispozitat personale dhe ato familjare etj. Sëmundja lëviz nga 5 për qind për personat me rrezik mesatar, deri më 95 për qind tek ata me sindrome të caktuara trashëguese”, deklaroi ai.

Todorov do t’i hetojë edhe ngjarjet e fundit në shëndetësinë publike. Mes tyre  është edhe vdekja e 78-vjeçares, paciente e Miladinovcit, e cila vdiq derisa po priste t’i mbillnin ijën artificiale në Klinikën e ortopedisë. Pas urdhrit të Ministrit, veçmë është formuar komisioni I cili do të hetojë se a bëhet fjalë për ndonjë gabim nga ana e mjekëve. 

Problemi i ortopedisë u paraqit menjëherë pas ndalesës së Ministrit që pacientët të mos blejnë barna dhe mjete medicinale, por të njëjtat të merren nga institucionet publike të shëndetësisë.
Që nga atëherë, pacientët  presin  me muaj të tërë që të mbarojnë tenderët për furnizim me protezat e nevojshme./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button