Maqedoni, ligji për regjistër qendror të popullsisë është në fazë përgatitore
![Regjistër](https://i0.wp.com/arkiv.portalb.mk/wp-content/uploads/2018/04/akademik-p-11.png?fit=640%2C419&ssl=1)
Ministria për Shoqëri Informatike dhe Administratë (MSHIA) e përgatit ligjin për regjistër qendror të popullsisë, njofton Portalb.mk.
Regjistri për popullsinë në Republikën e Maqedonisë, theksojnë nga MSHIA, siguron qasje deri te shërbimet publike të siguruara nga ana e organeve kompetente dhe personave tjerë.
Dispozitat e këtij ligji kanë të bëjnë me kompetencat ligjore të konstatuara për organet e drejtorisë shtetërore, organet në përbërje të ministrive, organizatave drejtuese dhe organeve të pavarura gjatë sigurimit të shërbimeve për realizimin e të drejtave dhe obligimeve në interes të popullsisë në Republikën e Maqedonisë.
Me vendosjen e regjistrit, sqarojnë nga MSHIA, konstatohet mënyra e vetme dhe e unifikuar e drejtimit të bazave të të dhënave, në bazë të standardeve të konstatuara dhe procedurave.