Trump fajëson Putinin për sulmin në Siri

Donald Trump tha se Asad do të “paguajë çmim të lartë”

Presidenti amerikan, Donald Trump ka dënuar sulmin me armë kimike në Siri duke thënë se presidenti Bashar Al Asad do të “paguajë çmim të lartë” për të. Trump ka shtuar se në sulmin me armë kimike ka shumë të vdekur, përfshirë gra dhe fëmijë, njofton RTV21.

Ai nëpërmjet Twitter-it ka fajësuar edhe presidentin rus Vladimir Putin si edhe Iranin për mbështetje të siç ka shkruar “kafshën Asad”. “Presidenti Putin, Rusia dhe Irani janë përgjegjës për mbështetjen e kafshës Asad”, ka shkruar Trump.

Opozitarët sirianë dhe aktivistët shpëtimtarë kanë thënë se në sulmin me gaz helmues në qytetin që e mbajnë rebelët janë vrarë shumë njerëz. Këtë sulm e kanë mohuar qeveria siriane.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button