Maqedonia mori ish-konsullatën jugosllave në Cyrih

Objekti i konsullatës së dikurshme të përgjithshme të RSFJ-së në Cyrih, kaloi në pronë të Maqedonisë, në pajtim me Marrëveshjen rreth çështjeve të sukcesionit të ish-Jugosllavisë.

Pranimdorëzimi i ndërtesës dhe pajisjes në konsullatën e përgjithshme të ish-RSFJ-së në Cyrih dhe të dy pikturave artistike shfrytëzues i të cilave deri më tani ishte Republika e Serbisë, në pronë të Republikës së Maqedonisë, u bë shpejtë dhe në mënyrë efikase, thuhet në kumtesën e sotme të Ministrisë së Punëve të Jashtme.

Bëhet fjalë për një proces i zbatimit të Rezolutës së miratuar nga Komiteti i përzier për ndarjen e pronës diplomatike konsullore të miratuar në Zagreb në vitin 2006 me të cilën u bë ndarja e 44 përfaqësive diplomatike të ish-RSFJ-së nga rajoni i OECD-së.

Republikës së Maqedonisë i takuan katër objekte, ambasada e ish-RSFJ-së në Kanbera, Australi, godina konsullore pranë ambasadës së ish-RSFJ-së në Athinë, Greqi, një banesë reprezentative në Romë, Itali, si dhe objekti në Cyrih. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button