Thaçi: Unë vendos kur do të ketë zgjedhje të parakohshme

Lideri i PDSH-së , Menduh Thaçi për gazetën “Fokus” ka thënë se ai vendos kur do të ketë zgjedhje në Maqedoni.

Thaci ka thënë se nuk ka marrëveshje me asnjë parti,  por çelësi se a do të ketë zgjedhje të parakohshme parlamentare nuk është as te VMRO DPMNE e as te BDI-ja por ai kur të vendos, shkruan e përditshmja maqedonase.

PDSH tashmë ka kërkuar seancë urgjente për shpërbërje të Parlamentit dhe organizim të zgjedhje të parakohshme parlamentare.

Për të dale nga qorrsokaku në të cilin gjendet Maqedonia pas Samitit të NATO-s zgjedhje të parakohshme ka kërkuar dhe partia e Rufi Osmanit, Rilindja Demokratike Shqiptare. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button