Dnevnik: BDI se lëshon koalicionin me VMRO-DPMNE

BDI nuk do të braktis koalicionin qeveritar pas fiaskos në Samitin e Çikagos, shkruan e përditshmja në gjuhën maqedonase Dnevnik.

Askush në BDI nuk ka pasur iliuzione se Maqedonia do të anëtarësohet gjatë Samitit të NATO-s në Çikago, dhe kjo për shkak të bllokimit që Greqia i bën anëtarësimit të vendit, ndërsa qeveria edhe më tej ngelet e përkushtuar për anëtarësimin e vendit, i ka thënë një burim nga partia shqiptare në pushtet gazetës.

Dnevnik shkruan edhe për mospajtimet që BDI i shprehu ndaj deklaratës së kryeministrit Gruevski të dhënë agjencisë shtetërore të lajmeve MIA, ku ai drejtoi kritika të ashpra ndaj NATO-s dhe BE-së se kanë politikë me  standarde të dyfishta.

BDI nuk pajtohet me këto qëndrime sepse mënyra se si u thanë ato, nuk i përkojnë një kryeministri, prandaj ne kemi deklaruar se ato deklarata emocionale janë të kryetarit të VMRO-DPMNE-së dhe jo të Gruevskit si kryeministër, i  ka thënë burimi të përditshmes Dnevnik.

Në këtë mënyrë janë shuajtur spekulimet se ky është momenti i vërtetë për lëshimin e koalicionit dhe mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme, shkruan gazeta./Portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button