Zaev për MIA-n: Mickoskit dhe opozitës deri në mëngjes mund t’ju mbaj leksione për ekonomi

“Unë jam i lumtur ku kujtoj se ku ishim dhe ku jem tani, deri ku kemi arritur. Kemi qenë shtet në izolim në të cilin qytetarët kanë jetuar në frikë, shtet me tensione politike, ndërsa sot flasim për miqësi me fqinjët, për rroga më të larta dhe për liri. Liria është, dhe kritikën e kuptoj si mundësi për përmirësimin e pushtetit. E shoh me vëmendje nga vinë ato kritika. Vinë nga ambicjet për pozita, por vinë edhe nga pritjet e larta të qytetarëve. Gjithmonë mundohem t’i marr parasysh ato që janë të argumentuara që t’i përmisërsojmë”, tha në një intervistë për MIA-n, kryeministri Zoran Zaev, transmeton Portalb.mk.

I pyetur se si Qeveri a e kanë parë ku nuk shkon në mënyrë funksionale në sistem, kryeministri Zaev tha se ata kanë vendosur institucione dhe një sistem të bllokuar, të cilat janë jo funksionale si shërbime për qytetarët, për shkak të zgjidhjeve ligjore ekzistuese.

“Kjo ndryshohet me ndryshimin e legjislativës. Për atë kemi hyrë ne reforma. Të vështira, por të domosdoshme. Që t’i lirojmë institucionet, që të funksionojë sistemi si shërbim i qytetarëve”, tha Zaev.

Për rikonstruimin e kuadrove Zaev tha se ka paraqitje të qartë se çfarë zgjidhje duhet të ndërmerren. “Jam duke i bërë konsultimet e fundit. Shkarkimeve duhet t’u zëvendësohet edhe emërimet e reja. Për mua është e logjikshme që dikush që nuk mundet të tregojë rezultate të shkarkohet ose vetë të tërhiqet”.

Në përgjigjen e sulmeve pothuajse të çdo ditëshme nga lideri i opozitës, Hristian Mickoski se në Qeveri ka “shumë politikë dhe pak ekonomi”, kryeministri Zaev tha se për disa çështje pajtohet me Mickoskin, veçanarisht në pjesën e reformave. Tha se me atë janë marrë vesh dhe mendon se mund të gjenden zgjidhje të përbashkëta për çështjet e interesit nacional.

“Por, kur flitet për ekonomi, mendoj se nuk është gjind më së miri. Maqedonia ka qenë në minus. Duke e pasur parasysh këtë ne kemi arritur ta stabilizojmë buxhetin e shtetit, të arrijmë rritje të ekonomisë, rrogat kanë filluar të rriten. Pa pasur dallim kush si e kupton, megjithatë për këto çështje mund t’i jap leksione Mickoskit dhe opozitës deri në mëngjes, por edhe më shumë. Pjesën më të madhe të reformave ia kushtojmë ekonomisë”, tha Zaev.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button