Britania dhe Rusia përballen edhe në futboll
Klubi londinez i futbollit Arsenal do të përballet me CSKA Moskën në çerekfinalen e Ligës Evropiane.
Ndeshja zhvillohet sonte në stadiumin Highbury të Londrës, ndërsa loja kthyese do të mbahet javën e ardhshme në Moskë.
Përballja në futboll vjen në kohën e tensioneve të larta diplomatike midis Britanisë dhe Rusisë, pas helmimit të një ish-spiuni rus në Sallsbëri të Anglisë, transmeton REL.
Londra ka thënë se është gati e sigurt se Moska qëndron prapa sulmit të 4 marsit me agjent nervor kundër Sergei Skripalit dhe vajzës së tij, Yulia.
Autoritetet ruse i kanë hedhur poshtë akuzat.
Dy vendet i kanë pezulluar kontaktet në nivel të lartë, ndërsa dhjetëra shtete i janë bashkuar Britanisë në dëbimin e mbi 150 diplomatëve rusë, si hakmarrje për helmimet.
Rusia po ashtu ka dëbuar diplomatë perëndimorë.