Filipçe tregon se si do të zgjidhet problemi me llogarinë e Klinikës së Gjinekologjisë

Me avans nga Fondi i Sigurimit Shëndetësor do të zgjidhet problemi me Klinikën e Gjinekologjisë e cila disa ditë e ka llogari të bllokuar, transmeton Portaalb.mk.

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe në mëngjes ka pasur mbledhje me drejtorin e Fondit të Sigurisë dhe kanë marrë vendim  që avansi të paguhet me lartësi aq sa është shuma e llogarisë së bllokuar.

“Do të sigurohet shumë plotësuese në formë të avansit. Ajo shumë do të jetë e qasshme për Klinikën e Gjinekologjisë gjatë ditës së sotme ose javën tjetër të martën, për shkak të festave. Problemi është zgjidhur dhe llogaria do të lirohet për funksionim normal të Klinikës”, tha Filipçe.

Llogaria e Klinikës së Gjinekologjisë dhe Akusherisë është e bllokuar disa ditë për shkak detyrimit që të paguajë dëmshpërblim prej 40.957.561 denarë familjeve që e kanë e paditur për shkak se fëmijët e tyre mbetën të verbër për shkak mos zbulimit të retinopatisë. Siç shpjeguan nga Klinika bëhet fjalë për raste që nga viti 2008.

Klinika e Gjinekologjisë ka filluar të shkatërrohet, llogaria e saj është bllokuar –kërkohen donacione

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button