Në burgjet izraelite mbahen 350 fëmijë palestinezë

Aktualisht në burgjet izraelite gjenden 350 fëmijë palestinezë, bëjnë të ditur dy organizata joqeveritare palestineze, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas një deklarate të përbashkët me shkrim nga Komisioni i të Burgosurve dhe ish-të Burgosurve Palestinezë dhe Komitetit të të Burogsurve me rastin e 5 prillit, Ditës së Fëmijëve Palestinezë, tetë vajza gjenden në mesin e fëmijëve të burgosur.

Në deklaratë thuhet se Izraeli ka lëshuar 102 urdhra arresti shtëpiak, prej të cilëve shumica janë nga Kudsi.

Organizatat u bënë thirrje organizatave ndërkombëtare për të drejtat e njeriut të mbrojnë fëmijët palestinezë, pasi, siç thuhet, ata përballen me shkelje pas arrestimit.

Me aktivitete të ndryshme, çdo vit më 5 prill shënohet Dita e Fëmijëve Palestinezë, duke synuar të tërhiqet vëmendja për vuajtjet e fëmijëve që jetojnë në Palestinën e pushtuar nga Izraeli.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button