Qendra e re klinike do të quhet “Nëna Terezë”

Qendra e re klinike do të quhet “Nëna Terezë”, sipas humanistës dhe nobelistës së madhe shqiptare e cila ka lindur në Shkup.

Vendim të tillë mori mbrëmë Qeveria e Maqedonisë me propozim të kryeministrit Nikolla Gruevski. Sipas vendimit, emri i ri do të zbatohet në tërësinë urbanistike ku janë të vendosura klinikat shtetërore, në të kaluarën e quajtur Qendra klinike, ndërsa ndër popull e emëruar si Spitali shtetëror, në të ardhmen duhet të ndërtohen ndërtesa tërësisht të reja.

Emri i ri i kësaj hapësire do të quhet kompleksi i klinikave Nëna Terezë, ndërsa Qeveria njëkohësisht rekomandoi edhe deri te komuna Qendër që ky plan urbanistik të emërohet si Nëna Terezë. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button