PDSH u shpreh ngushëllime familjeve të viktimave

Partia Demokratike Shqiptare shpreh ngjushëllimet e thella ndaj tragjedisë së djeshme në Himarë ku humbën jetën 13 persona dhe 26 u lënduan rëndë. Në letrën e PDSH-së thuhet se me dhimbje të madhe kanë pranuar lajmin e hidhur.

“Në pamundësi të jemi pranë jush në këto çaste të dhimbjes së madhe, na lejoni që të u përcjellim këtë telegram ngushëllimi, në radhë të parë familjarëve, të afërmve të viktimave dhe Juve: Forcë, qëndresë, dhe mosnënshtrim para dhembjes – Kjo besojmë se do ishte porosia e viktimave që humbën jetën në aksidentin e tmerrshëm. Sot, ne solidarizohemi me dhimbjen e familjarëve, e me të edhe me dhimbjen e të gjithë shqiptarëve”, thuhet në letrën e ngushëllimit./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button