Tetovë, 31 vendime për arsimtarët e shkollave të mesme

Në mënyrë solemne sot janë ndarë edhe 31 vendime pune për profesorë të shkollave të mesme të Tetovës. Udhëheqësi i Sektorit për Veprimtari Publike në komunën e Tetovës, Iljaz Halimi, tha se ndarja e vendimeve të punës për 31 arsimtarë të shkollave të mesme do të jetë edhe një arsye e fortë që arsimtarët të vazhdojnë me përkushtim punën e tyre për arsimimin e gjeneratave.

“Ne si komunë japim përkrahjen tonë të vazhdueshme për përmirësimin e kushteve në shkollat tona në mënyrë që të rritet edhe cilësia e arsimit. Do të punojmë edhe më tej që të shtojmë investimet në shkollat fillore dhe të mesme dhe të motivojmë arsimtarët. Nxënësit e këtyre shkollave janë ardhmëria e qytetit tonë, prandaj një arsimim cilësorë do të thotë një ardhmëri më e mirë për ne”, tha Halimi. 

Ai porositi arsimtarët të përpiqen sa më shumë të arsimojnë profesionalisht nxënësit të cilët në të ardhmen do të jenë ambasadorët e qytetit tonë. 

Ndryshe, ky është cikli i tretë i ndarjes së vendimeve për profesorë të shkollave fillore dhe të mesme në komunën e Tetovës, ndërsa në dy ciklet e para janë ndarë gjithsej 131 vendime pune./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button