Qeveria e Maqedonisë solli vendim për uljen e normës së interesit për kredi

Qeveria e Maqedonisë e ka shqyrtuar dhe e ka miratuar raportin gjysmë vjetor për vlerën dhe numrin e kredive nga Fondi i Posaçëm Kreditor (FPK), strukturën nëpër banka, por edhe gjendjen e saldos, dhe e ka autorizuar ministrin e Financave, Dragan Tevdovski me Bankën e Maqedonisë për Mbështetje të Zhvillimit (BMMZH) të nënshkruan aneks ndaj marrëveshjes për administrim të Fondit të Posaçëm Kreditor, të nënshkruar mes Qeverisë dhe BMMZH, njofton Portalb.mk.

Me aneksin e nënshkruar me MBBZH do të ulet norma e interesit për bankat pjesëmarrëse prej 3% në vit, në 2% në vit, do të ulet norma e interesit për shfrytëzuesit përfundimtar prej 8% në vit deri në 5% në vit, do të rritet afati maksimal i pagesës së kredisë nga 8 deri në 10 vjet dhe do të mundësohet plasim i kredisë me qëllim dhe vetëm për kapitalin punues me afat të pagesës deri në 3 vjet, përfshirë periudhën e mospagimit deri në gjashtë muaj dhe me atë do të sigurohet mbështetje e zhvillimit nga ana e Bankës”, thuhet në kumtesën e Qeverisë.

Si përfundim plotësues, siç theksohet në kumtesë, Qeveria e obligon BMMZH-në të përgatisë Strategji për rritjen e kapaciteteve për financim të kompanive të Maqedonisë, me çmime më konkurrente dhe shërbime, por edhe përmirësim të kushteve për sigurim të eksportit të prodhimeve dhe në afat prej 15 ditë duhet ta dorëzojë në Qeveri.

Ndryshe, sipas bankierëve, ky vit të ketë rritje të kërkesave për kredi, para së gjithash të atyre konsumatore dhe të atyre për banesa, si rezultat i perspektivave të favorshme në tregun për ndërtimin e banesave dhe i besimit të konsumatorëve, mirëpo në kërkesën e shtuar për kredi ndikim kanë edhe kursimet e amvisërive.

Në fund të dhjetorit të vitit të kaluar, ekspozimi i përgjithshëm kreditor i bankave ndaj popullatës ka qenë 2,3 miliardë euro dhe kjo paraqet rritje në krahasim me vitin 2016 kur ka qenë në nivel prej 2,1 miliardë euro. Pra, viti bankar 2017 përfundoi me rritje të kreditimit në krahasim me vitin 2016, ose në fund të dhjetorit plasmani kreditor i bankave ka qenë 4 miliardë e 856 milionë euro. Në strukturën valutore dominojnë kreditë në denarë me pjesëmarrje prej 83,7%, ndërsa pjesa tjetër prej 16,2% janë kredi në deviza. Niveli i kredive jofunksionale apo problematike, vitin e kaluar ka qenë 304,7 milionë euro.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button