Izraeli përdor fetvanë e dijetarit musliman si dekurajim për protestat

Zëdhënësi i ushtrisë së Izraelit, Avichay Adraee, ka vënë në përdorim fetvanë e një dijetari islam nga Arabia Saudite për të nxitur palestinëzët të heqin dorë nga protestat kundër pushtimit, raporton Anadolu Agency (AA).

Dje Adraee ka shpërndarë në rrjetet sociale një video në të cilën citon dijetarin Saleh al-Fawzan, anëtar i Këshillit të Dijetarëve të Lartë në Arabi Saudite, ku thotë se demonstratat dhe protestat “nuk kanë asgjë të përbashkët me etikën e muslimanëve dhe se të njëjtat janë karakteristikë e të pafeve dhe shenjë e anarkisë, kaosit të cilët islami nuk i toleron”.

Adraee tha se “Marshi i Madh i Kthimit”, i organizuar nga palestinezët për të shënuar Ditën e Tokës, paraqet në fakt një “marsh të kaosit”.

Më 30 mars të vitit 1976, palestinezët nisën një grevë të përgjithshme kundër vendimit të Izraelit për të pushtuar pjesë të madhe të veriut të Palestinës, ku më vonë ndërtoi vendbanime për kolonët hebrenj. Trupat izraelite reaguan duke vrarë gjashtë palestinezë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button