Arrestimi i protestuesve në Kalimash, Luan Rama ndaj Ramës: As hasmi nuk preket në këtë ditë

Nënkryetari i LSI-së Luan Rama përmes një statusi në faqen e tij të ‘Facebook’-ut ka sulmuar kryeministrin Edi Rama lidhur me cilësimin e protestuesve dje në Kukës si vandalë.

Luan Rama tha se malësorët nuk janë vandalë, ndërsa sipas tij kryeministri po vijon me fyerjet për këto zona. Po ashtu ai theksoi se Rama shkeli sot dhe një kod të lashtë sa vetë jeta, sepse në ditë të tilla as hasmi nuk preket, sipas janë Pashkët.

REAGIMI I LUAN RAMËS:

Malësorët nuk janë vandalë zoti Kryeministër!
Në vend të një analize realiste e gjakftohtë për protestën qytetare në rrugën e kombit dhe aktet e dhunës që e provokuan atë, Kryeministri i përfshirë prej paranojës e frikës, vazhdon të fyejë e provokojë banorët e Lumës, Hasit, Prizrenit e Malësisë së Gjakovës, duke i etiketuar ata malokë e vandalë!
E për më keq akoma, përpiqet t’i terrorizojë e kërcënojë, madje edhe në një ditë të shenjtë, duke shkelur mbi nje kod të lashtë sa vetë jeta, sepse në ditë të tilla as hasmi nuk preket!
Malësorët nuk janë vandalë zoti Kryeministër!
Ata janë qytetarë të vendit ku je Kryeministër; janë me njëmijë halle që qeverisja jote jua ka berë edhe mē të rënda e të padurueshme!
Ndaj duhet t’ju kërkosh falje për etiketimet fyese që ke përdorur ndaj tyre!
Duhet t’ju kërkosh falje për kercënimet dhe për klonin që kërkon të vesh për t’i ndarë kuksianët, tropojanët, hasjanët e kosovarët nga pjesa tjetër e atdheut!
Në të kundër e gjithë përgjegjësia është vetëm e jotja!
Se ata janë atje ku “flet Gjallica me dy Drinat, Luma gjithmon’ i ka dasht’ trimat”;
Se ata janë “bijt’ e Lumës që hiç s’kan’ dert, nga një luftë e bajn’ për vjet”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button