E konfirmojnë familjarët: Gjashtë shtetasit turq janë deportuar në Turqi (VIDEO)

Familjarët e gjashtë turqve të arrestuar, tashmë e kanë konfirmuar se të afërmit e tyre janë deportuar për në Turqi.

Disa nga ta, por edhe nga rrjeti i shkollave “Gulistan”, i kanë thënë Klan Kosovës, se të njëjtit janë deportuar po të enjten për në Turqi, vetëm dy orë pas janë arrestuar nga Policia dhe pasi atyre u janë revokuar lejet e qëndrimit.

Për dy ditë familjarët e gjashtë shtetasve turq kanë dyshuar se të afërmit e tyre janë mbajtur në aeroportin “Adem Jashari” apo edhe në Ambasadën Turke në Prishtinë.

Por duket se sot e kanë konfirmuar që të njëjtit tashmë janë deportuar për në shtetin turk.

Se “gylenistët” janë deportuar, mbrëmë Klan Kosovës i ka thënë edhe Policia e Kosovës.

Ndërsa Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj i ka takuar familjarët e personave turq të deportuar dy ditë më parë në Turqi.

Haradinaj nuk ka folur shumë, por ka thënë se ky rast ka qenë një befasi për të, por se nuk do të ketë më befasi të tilla.

“Dje e keni pas një takim me kolegët e mi. Sot nuk kam diçka konkrete për të thënë, por ne do të vazhdojmë komunikimin” iu ka thënë Haradinaj familjarëve të shtetasve të deportuar turq nga Kosova të cilët po qëndrojnë para Qeverisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button