Botërori 2018: Spanja, 800 mijë euro për lojtar në rast fitoreje

Nëse kombëtarja e Spanjës fiton titullin e kampionit botëror në futboll që këtë verë do të mbahet në Rusi, lojtarët e kombëtares spanjolle do të fitojnë nga 800 mijë euro, raporton Anadolu Agency (AA).

Megjithatë, ky nuk është vendimi përfundimtar për shkak të gjendjes në të cilën gjendet Federata e Futbollit të Spanjës.

Por shtojnë se marrëveshja e lojtarëve të kombëtares dhe përfaqësuesve të federatës është arritur, por se pritet të zgjedhen krerët. Gjegjësisht, Anehel Marija Viljar dha dorëheqje në pozitën e presidentit të FF të Spanjës, pasi u arrestua për shkak të korrupsionit.

Më tej thuhet se ndonëse do të ndahet një shumë e madhe për pagesën e premive për lojtarët, FF e Spanjës në rast se fitojnë titullin e kampionit do të fitojnë 35 milionë dollarë (rreth 28.5 milionë euro).

Kampionati Botëror në Rusi do të mbahet nga 14 qershori deri më 15 korrik të këtij viti ndërsa Spanja luan në grupin “B” me Portugalinë, Marokun dhe Iranin.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button