Nënkryetari i Kuvendit, Misovski e ndërpreu Zaevin i cili deshi të përgjigjet në pyetjen e Amdi Bajramit për Filipçen

Deputeti Amdi Bajrami gjatë kohës së seancës për pyetje të deputetëve vendosi të bëjë dy pyetje – ministrin e Shëndetësisë, Venko Filipçe e pyeti pse nëpër barnatore ka barna me recetë deri në të 15-tin a pas datës 15 nuk ka, ndërsa kryeministrin Zaev e pyeti se pse nuk ka rom për këshilltarë të tij, transmeton Portalb.mk.

Filipçe nuk u përgjigj konkretisht në pyetjen dhe më pas kryeministri Zaev donte ta plotësojë përgjigjen, por nënkryetari i Kuvendit, Goran Milevski e ndërpreu duke potencuar se e shkel rregulloren.

“Në prill, sipas sistemimit do ta plotësojmë vendin këshilltar për çështjen e romëve. Për pyetjen e barnave nëpër barnatore mund të them se kemi filluar me zgjidhje. Qytetarëve duhet t’u mundësohet që gjatë gjithë muajit të kenë barna”, duke u përgjigjur Zaev u ndërpre nga nënkryetari i Kuvendit, Misovski për shkak shkeljes së Rregullores.

“Më falni kryeministër, por kjo pyetje është parashtruar për ministrin e Shëndetësisë, ndërsa ju duhet të përgjigjeni vetëm për pyetjen e këshilltarit rom, ashtu është rregullorja e Kuvendit, duhet të respektohet, nuk mund të vendoset praktikë tjetër nga ajo që nuk është e shkruar#, tha Misovski, dhe pas kësaj Zaev e lëshoi foltoren e Kuvendit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button