Shtohen vlerat e Institutit, në ITKSHSH studime pasdiplomike

Këshilli për akreditimin e institucioneve të arsimit të lartë mori vendim për akreditimin e tri programeve studimore që i ofron Instituti i Trashëgimisë Kulturore dhe Shpirtërore të Shqiptarëve- Shkup.

Instituti i Trashëgimisë Kulturore dhe Shpirtërore të Shqiptarëve për herë të parë si institut shqiptar ofron studime postdiplomike cilësore dyvjeçare sipas sistemit të kredive ECTS në këto programe studimore: Gjuhë Shqipe, Letërsi Shqipe dhe Histori dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare.

Programi studimor i gjuhës shqipe ka për qëllim të studiojë gjuhën shqipe në boshtin sinkronik dhe diakronik. Në këtë program studimor do të studiohet linguistika shqiptare me shtyllat e saj kryesore, por edhe fushat e tjera si: onomastika, dialelektologjia, historia e gjuhë shqipe etj.

Programi studimor i letërsisë do të ofrojnë spektër të gjerë të studimit të letërsisë shqiptare dhe raportit të saj me fazat e ndryshme të zhvillimit historik. Fokusi do të vendoset mbi letërsinë e vjetër shqiptare, letërsinë e romantizmit, realizmit, letërsinë e modernizmit dhe postmodernizmit.

Programi studimor i Historisë dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare është ndërdisciplinar meqë përqendrohet në zhvillimin historik të marrëdhënieve ndërkombëtare ne shekullin XIX dhe XX. Theksi do të vihet mbi evoluimin e mendimit për politikën ndërkombëtare dhe raportin midis shtetit-luftës dhe paqes.

ITKSHSH ka përzgjedhur që mësimdhënës në tri programet studimore të jenë profesorë të njohur shqiptarë, hulumtues me përvojë të dëshmuar shkencore.

Studio në studimet pasdiplomike në ITKSHSH sipas modelit 3+2. Vetëm tek ne studimet pasdiplomike janë më të lirat në Maqedoni. Ofrojmë studime pasdiplomike në pajtim me rekomandimet e Procesit të Bolonjës dhe rrjedhat bashkëkohore arsimore dhe shkencore. Studime interdsiciplinare dhe qasje hulumtues shkencore.

Regjisttrimi fillon në pjesën e dytë të qershorit! dyert e institutit tonë janë të hapura për të gjithë, thuhet në njoftimin me shkrim nga Instituti për trashëgimi shpirtërore dhe kulturore të shqiptarëve në Maqedoni.

Lajme të ngjashme

Back to top button