Negotinë, i vjedhin stolitë e arit me vlerë prej 15.000 mijë euro

Vjedhësit natën mes të premtes dhe shtunës  nga shtëpia e kurbetçiut Burhan M nga fshati Negotinë i Gostivarit kanë vjedhë stoli të arit. Sipas informatave të policisë, vlera e stolive arrin rreth 15.000 mijë euro. 

Vjedhësit duke i thyer bravat e derës hyrëse dhe të katit të parë kanë hyrë në shtëpi. Ata në dhomën e gjumit në një kuti kanë gjetur stolitë e arit. Rastin në polici e ka paraqitur fqiu i pronarit të shtëpisë së vjedhur. 

Policia ka kryer ekspertizën në vendin e vjedhjes dhe është në kërkim të kryerësve të krimit. /Portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button