Menduh Thaçi, tensionet skenar i VMRO-DPMNE-së dhe BDI-së

Çështja për islamin radikal nuk është diçka e re, por varësisht nga ndodhitë, përdoret për të marrë poenë politike, thotë lideri i PDSH-së, Menduh Thaçi. 

“Mund të them me plot përgjegjësi se në Maqedoni nuk ka islam radikal, ndërsa deklarata e Ministres së punëve të brendshme Gordana Jankullovska se kryerësit e vrasjes në Smillkovcë është qesharake, por gjithashtu edhe tragjike dhe e njëjta shërben për të frikësuar publikun” thotë Thaçi në intervistën e tij për Radio Evropa e lirë e cila do të emetohet të dielën .
Sipas Thaçit, ngjarjet pas vrasjes janë skenar i koalicionit qeverisës.

“Partnerët e koalicionit të na aktrojnë pak tension, të na bindin se jemi në rrezik, ta bindin ose ta detyrojnë bashkësinë ndërkombëtare që të mos na pranojnë në NATO. Kur e kuptuan se këto punë mund të bëhen shumë serioze, urdhëruan që personat që janë etiketuar nga manifestimet e tilla të tërhiqen”, thotë Thaçi në intervistën për Radio Evropa e lirë.

Mendoj se këtë cilësime janë dhënë me qëllim që të mos ‘pëlcet’ ndonjë incident mes shqiptarëve dhe maqedonasve, sepse e gjithë loja e pistë e VMRO-DPMNE-së dhe BDI-së se mund të ketë konvlikt morri përmasa serioze. Ata më parë janë dakorduar se bëhet fjalë për radikalë islamikë, nga frika se mund të eskalojë situata, thotë Thaçi. 

Nëse do të ishin radikalë islamikë, pse atëherë Stejt departamenti amerikan kërkon fakte, ky është fjalor diplomatik, që në fakt u thotë autoriteteve në Maqedoni se ju nuk keni fakte, ka thënë Thaçi në intervistë javore për Evropën e lirë.

Marrë nga Radio Evropa e lirë

Lajme të ngjashme

Back to top button