Çikago, presidenti Ivanov takohet me Diasporën e bashkuar maqedonase

Presidenti Ivanov ka ripërsëritur se identiteti i popullit maqedonas nuk do të dikutohet asnjëherë.

Jemi të bashkuar rreth një dëshire të përbashkët, që Maqedonia të bëhet anëtare e NATO-s dhe e bashkimit evropian, por ashtu siç i kemi kaluar gjatë historisë sfidat e shumta, do ta kalojmë edhe këtë sfidë, deklaroi Ivanov para mërgatës maqedonase, e cila për nder të tij kishte organizuar darkë solemne dhe i ndau atij mirënjohje, shkruan portali Kurir.

Në margjinat e Samitit, Ivanov ka realizuar takim edhe me presidentin turk Abdulla Gjul, të cilit i ka ri kërkuar ndihmë për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO.

Dy presidentët kanë këmbyer mendime dhe informacione për Samitin dhe cilat janë mënyrat dhe si të shfrytëzohet vendimi i GJND në Hagë për Maqedoninë, në konkluzat përfundimtare të Samitit të NATO-së.

Lajme të ngjashme

Back to top button