Prokuroria Speciale Publike dha dorëheqje nga aktakuza për rastin “Sopot”, nuk ka dëshmi të mjaftueshme

Prokuroria Speciale Publike (PSP) ka dhënë dorëheqje nga aktakuza e rastit “Sopot”. Prokurorja Katica Janeva tha se nuk ka dëshmi të mjaftueshme me të cilat mund të konfirmohet aktakuza për të akuzuarit konkret, transmeton Portalb.mk.

Prokurori Burim Rustemi tha se dëshmia e vetme në të cilën bazohet aktgjykimi është dëshmia e Bajram Ramadanit, i cili dëshminë e ka dhënë me dhunë. Rustemi konfirmoi se vepra penale terrorizëm nuk mund të lidhet me të akuzuarit.

“Pjesëtarë të DSK-së kanë kryer torturë psikike dhe fizike, ku në mënyrë joligjore është arrestuar dhe rrahur në objektin në Bansko, Strumicë. Dëshmitari është kërcënuar se do të privohet nga jeta dhe ka qenë i detyruar nga pjesëtarë të DSK-së të jep deklaratë të rrejshme”, tha prokurori i PSP-së, Rustemi.

Në seancat e kaluara  gjashtë të akuzuar u shprehën se e kuptojnë aktakuzën dhe thanë se mbeten që qëndrimin në e kanë dhënë në seancat e kaluara.  Katër të akuzuar gjykohen në mungesë sepse nuk janë të kapshëm për organet e rendit.

Avokati i të akuzuarve, Naser Raufi më herët në një deklaratë për media tha se nëse lejon Gjykata, si dëshmitarë në këtë proces gjyqësor ndoshta do të thirren edhe të ish-shefi i Shërbimit sekret, Sasho Mijallkov dhe ish-ministrja e Punëve të Brendshme, Gordana Jankullovska.

Ndryshe, rasti “Sopot” është nga viti 2003, kur dy ushtarë polakë dhe një shtetas i Maqedonisë humbën jetën, pasi që një automjet terreni i NATO-s shkeli në minë në rrugën rajonale Sushevë – Sopot

Në këtë rast dhjetë persona janë dënuar për terrorizëm.

Prokuroria Themelore Publike për përndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit në korrik të këtij vitit ia ka dorëzuar lëndën “Sopot” PSP-së, pasi që në opinion u publikuan bisedime të funksionarëve qeveritarë të ndërlidhur me këtë rast. 

LEXO: Rasti “Sopot”, i akuzuari Sulejmani: Është e tepërt të gjykohem 14 vite

LEXO: Rastin “Sopoti”, rrëfehet Ramadan Bajrami: Ja si ma morën dëshminë me dhunë

LEXO: Rasti “Sopot”: PSP si dëshmi dorëzoi “bombën”, bisedën telefonike mes Mijallkovit dhe Jankullovskës (VIDEO)

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button