Danimarkë-Gjermani, parashikim ekspertësh

Sfida mes Gjermanisë dhe Danimarkës ka si favorit të dukshëm ekipin gjerman, sipas kompanisë “William Hill” që ka vlerësuar me koeficientin e ulët 1.7 një sukses të skuadrës së drejtuar nga Joakim Lëv. Ndonëse danezët kanë treguar se janë një kockë e fortë për çdo kundërshtar që kanë përballë, një fitore e tyre vlerësohet vetëm me kuotën 6, ndërsa edhe barazimi këtë radhë është 3.3.

Ndeshja pritet të zgjidhet me një gol diferencë në favor të ekipit gjerman dhe një goleadë mes dy ekipeve duket shumë pak e mundshme. Në rezultatet e sakta, janë të pakta ato që kanë koeficiente nën 10, duke filluar nga suksesi 1-0 (7.5), 2-0 (9) dhe 2-1 (8.5) i Gjermanisë, ndërsa këtyre i shtohet edhe barazimi 1-1 që ka kuotën 7.5. Çdo rezultat tjetër i saktë në këtë sfidë ka si koeficient minimal atë 11, ndërsa një sukses 2-1 i Danimarkës çuditërisht ka një koeficient “të ulët” prej 15.

Te golashënuesit, nuk ka dyshime se kush është lojtari i preferuar nga kompania e basteve për të gjetur rrugën e rrjetës. Mario Gomez mban koeficientin 1.91 për të shënuar në këtë ndeshje, ndërsa vlerësohet me 5 mundësia e tij për të shënuar dy gola. Nga ana tjetër, Niklas Bendtner mbetet emri më i rrezikshëm para porte për ekipin danez dhe një gol i tij vlerësohet me kuotën 3.75./lajmeshqip

Lajme të ngjashme

Back to top button