Del nga Bardovci për vikend, ther djalin me thikë

Babai 68 vjeçar duke e shpuar disa herë në gjoks me thikë ka therur djalin e tij 43 vjeçar mbrëmë në fshatin Teranci të Koçanit. Sipas të dhënave të policisë, babai ka qenë i smëurë mental i cili po shërohej në spitalin e Bardovcit, ndërsa krimin e ka bërë në shtëpinë e tij. Nga Bardovci e kishin lëshuar atë të qëndrojë disa ditë në shtëpi.

Sipas policisë dhe dëshmitarëve, pasi që babai ia ka ngulur thikën e kuzhinës djalit të tij M.J, ky i fundit i mbuluar nga gjaku ka dalë në rrugë dhe ka humbur ndjenjat, pak kohë më pas ai ka vdekur. 

Policia ka arrestuar babain, i cili si që thonë banorët e fshatit ka pasur mosmarrëveshje me djalin disa vite me radhë madje e ka sulmuar atë me sëpatë. /portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button