Liga e Kampionëve, hidhet shorti për ndeshjet e çerekfinales
Në qytetin Nyon të Zvicrës u hodh shorti për ndeshjet e çerekfinales në Ligën e Kampionëve, raporton Anadolu Agency (AA).
Ndeshjet e para të çerekfinales do të luhen më 3 dhe 4 prill, kurse ato të kthimit më 10 dhe 11 në po të njëjtin muaj. Ndërkaq, raundi i parë i ndeshjeve të gjysmëfinales do të luhet më 24 dhe 25 prill, kurse i dyti më 1 dhe 2 maj. Finalja do të zhvillohet më 26 maj në Stadiumin Olimpik të kryeqytetit të Ukrainës, Kiev.
Përballjet e gjysmëfinales në Ligën e Kampionëve janë si në vijim:
Barcelona – Roma
Sevilla – Bayern Munchen
Juventus – Real Madrid
Liverpool – Manchester City