Për nanën që s’e kam
Krahët që më mbajtën
Qysh prej ditës së parë,
E trupi që s’të pushoj hiç moj nanë
Kam mall për t’i parë.
Në ëndrra kur më shfaqesh ti
Një copë malli më largohet,
Fllad e ngushëllim i japin ditëve
Kur egzistenca jote më rigjallërohet.
Sikur erërat e puhizat ta dinin se ku je,
Të më dërgonin tek qielli,aty afër ty,
Për vetëm një përqafim tëndin,nanë!
Kam mall, digjem edhe për ata sy.
Kur buzëqeshja përkthehet në fjalë
E formohet kuptim i plotë,
Përjashtohet që e qeshura e nanës
Të bie baraz me diçka në botë.
Sytë të flasin më shumë se fjalët
E ndoshta fshehin edhe shumë vuajtje,
Përballë çdo lloj rënie, nanë
Më ruajte mua, pa asnjë druajtje.
Çfarëdo pikëllimi që rrudhat ti shfaqi,
E ciltdo njerëz që të brengosën sadopak,
S’mund t’i dua, as t’i urrej
Kur engjullit tim i hyrën në hak.
Kado që jeta kahje merr
E punët mbarë s’më shkojnë,
E humbur brenda qënies sime
Zemër,mendje, për një këshillë tënden lënkojnë.
Zoti afër ty të deshi,
E të mori nbotën tjetër,
Një pjesë e jotja jeton në mua
S’lejoj të bëhet kujtim i vjetër.
Ti që me mua kafshatën e ndaje
Me prezencë ditët mi lumturove,
Si s’të vjen keq moj nana ime
Pa lamtumirë u nise, shkove.
Thonë pasurinë e ke në shtëpi
Tek personat e zemrës tënde,
Ndjenjat reale m’u janë vyshkur
U lodha së kërkuari nëpër qoshe e kënde.
Sa shfajësime e justifikime
T’i bëra ty moj nanë,
Athua një ditë kur të takohemi
A mi fal këto gabime, vallë?
Më fal për brengat që t’i shkaktova
E që shpesh vonohesha natën,
Më fal që kohë për ty shpesh nuk ndava
E që në fyt ta lash kafshatën…
Në fotografi nënash has si për inat
Sikur vuajtjen ma dojnë mileti,
Nën lëkurën time kushdo që të jetë
E dinë mirë kush është më i shkreti.
Nanë e fëmi kur shoh në përqafim
Goja më buzëqesh e sytë më mbushen mall,
Këtë mërzi për ty moj nanë
A gjithmonë do ta kem në hall?
E…kur unë në qiell do të vi,
Ndër njerëzit më të mirë shpresoj të jesh,
Atë mëshirë që në tokë reflektove,
Në amshim lutem ta kesh.
Në qiell paqe të kesh moj nanë
Se s’kanë çka mburren dielli e hëna,
Kur më e bukura ndër të gjitha
Është perla ime-Nëna.
Autor: Aurora Aliu