Kumanovë, rikualifikohet lënda e Almir Aliut: lirohet Boban Iliq
Në seancën e sotme në Gjykatën Themelore të Kumanovës janë thënë fjalët përfundimtare ku thuhet se bëhet rikualifikimi i lëndës së Almir Aliut, nga “vrasje” në “vepër të rëndë kundër sigurisë së njerëzve dhe mjeteve në komunikacion”, njofton Portalb.mk.
Seanca e radhës për rastin e Almir Aliut është caktuar për më 2 prill.
Arsyeja e rikualifikimit të lëndës së Almir Aliut, sipas prokurores përgjegjëse, Suzana Kusigerska është sepse në fillim kur është ngritur aktakuza dëshmitë nga ekspertiza ligjore janë vonuar duke thënë gjithashtu se i akuzuari Boban Iliq ka kryer veprën penale në aksident trafiku duke rrezikuar sigurinë e këmbësorëve në gjendje të afektit emocional, apo pa paramendim.
Ndaj Boban Iliq nuk është caktuar asnjëra nga masat e rreptësisë.
Nga ana tjetër, para fillimit të seancës së sotme, para Gjykatës Themelore në Kumanovë, iniciativa qytetare “Drejtësi për Almirin” kanë vendosur “baner” ku kërkohet që të largohet prokurorja, Suzana Kusigerska.
“Sipas njohurive tona të bazuara në fakte, PP Kusigerska, 6 anëtarët e Këshillit Republikan të Prokurorëve Publik në krye me Jovevskin, me ndihmën e gjyqtares Maja Denkovska, do ta vrasin Almirin e vogël për së dyti, me të dhe drejtësinë, besimin në sistemin gjyqësor a edhe në vetë shtetin. Teroristi Boban Ilic do të del në liri! Të mblidhemi që të jemi dëshmitarë të këtij akti makabër nga ana e njerëzve të cilët duhet të sjellin drejtësi dhe të jenë shtylla e sigurisë të jetëve tona! Kjo e keqe as nuk do t’ju falet e as do t’ju kalojë!”, u tha në njoftimin e iniciativës qytetare “Drejtësi për Almirin”.
Mirëpo nga prokurorja Kusigerska, dje nuk u bë e ditur se cilat do të jenë hapat e mëtutjeshëm të saj nëse në Gjykatën Themelore të Kumanovës sot vendoset që të kemi rikualifikim të lëndës. Madje kjo e fundit “duke shprehur keqardhje për familjarët e Almir Aliut” në takimin joformal me gazetarët, i pari që u realizua që kur, më 26 qershor të vitit 2016, Prokuroria Publike nisi procedurën për rastin në fjalë, u interpretua procedura gjyqësore për rastin e Almir Aliut, nuk sqaroi se:
- A do të rikualifikohet rasti i Almir Aliut – sepse kjo nuk mund të thuhet nga Prokuroria Publike por nga Gjykata Themelore në Kumanovë;
- Çfarë do të ndërmarrë Prokuroria Publike nëse vendoset që të rikualifikohet rasti i Almir Aliut- sepse fillimisht duhet të shikohet nëse avokatët kanë marrë parasysh të gjitha dëshmitë e paraqitur për rastin dhe a është sjellë vendimi në bazë të atyre dëshmive;
- A është nënshkruar vendimi për përsëritjen e procedurës së rastit të Almir Aliu nga ish prokurori Publik, Marko Zvërlevski apo nga prokurori Publik aktual, Lubomir Joveski- sepse atëherë Zvërlevski nuk ka qenë në pozitën e prokuorit, e kurse Joveski sa pati ardhur në funksion.
Madje e paqartë mbetet edhe vetë deklarata e prokurorit Publik, Lubomir Joveski ku në pyetjen e deputetëve deklaroi “Se vendimi për rikualifikimin e lëndës së Almir Aliut është nënshkruar nga ish prokurori Publik, Marko Zvërlevski”, duke bërë që ai të mos e mohojë rikualifikimin e lëndës. Megjithatë, nga Prokuroria Publike nuk komentuan deklaratat duke thënë se: “ato janë deklarata të prokurorit publik dhe nuk duhet komentuar”.
Ende pa u harruar kërkesa e protestuesve të djeshëm për rikualifikimin e lëndës së rastit të Almir Aliut, “baneri” që mbante mbishkrimin “dorëheqje për Suzana Kusigerska” ishte rrëzuar për tokë. Se a do të ngritët ky baner dhe a do të merren parasysh kërkesat e protestës nga iniciativa qytetare “Drejtësi për Almir Aliun”, mbetet të shihet sot.
- LEXO: Me një grusht dhé për Almir Aliun, në Shkup u kërkua shkarkim i prokurores Suzana Kusigerska (VIDEO)
- LEXO: Me heshtje dhe lule për Almir Aliun: Të mos rikualifikohet vepra penale (FOTO+VIDEO)
Iniciativa qytetare “Drejtësi për Almirin” për të tretën herë me radhë ka protestuar për rikualifikimin e lëndës së Almir Aliut.
Më 1 korrik u bën një vit që kur katërvjeçari nga Kumanova, Almir Aliu ndërroi jetë për t’u varrosur ditën e nesërme, më 2 korrik. Kurse rasti i tij ende nuk ka epilog gjyqësor, ndërkaq qytetarët kanë bërë disa herë protesta që e njëjta të trajtohet si vrasje me paramendim.