Protesta në Kataloni, kërkohet formimi i qeverisë
Mijëra katalonas u mblodhën sot në Barcelonë, duke i kërkuar parlamentit rajonal të formojë një qeveri që do të vazhdojë aspiratat për shkëputjen e Katalonisë, transmeton Klan Kosova.
Marsi u organizua nga grupi kryesor pro pavarësisë, Asambleja Kombëtare Katalonase nën sloganin “Republika Tani!”.
“Sot kemi dalë në rrugë si qytetarë për të kërkuar që republika për të cilën u votua në tetor, vazhdon të përparojë,” tha organizatori Agusti Alkobero.
Pas zgjedhjeve të dhjetorit në Madrid, partitë separatiste mbajtën shumicën në parlamentin katalonas, por nuk arritën të formonin qeverinë.