Arrestohet një i dyshuar për vrasjen e Enver Zymberit

Misioni i BE-së për sundimin e ligjit, EULEX, në një komunikatë për medie ka bërë të ditur sot se hetuesit e Task Forcës së EULEX-it në Mitrovicë e kanë arrestuar njërin nga të dyshuarit e kërkuar në lidhje me vrasjen e policit të PK-së, Enver Zymberi.

Arrestimi i tij është kryer sot në mëngjes në Mitrovicë.

Sipas konfirmimit nga Policia e Kosovës, i dyshuari i arrestuar është Sllobodan Vuçiniq, njëri nga gjashtë personat për të cilët janë lëshuar urdhër-arrestet ndërkombëtare në tetor 2011.

Televizioni publik serb RTS, ndërkaq, ka njoftuar sot se policia e EULEX-it ka arrestuar  Bllagoja Vuçiniqin, babanë e Sllobodan Vuçiniqit.

Lajme të ngjashme

Back to top button