Maqedonia nuk ndalon së dridhuri, këtë mëngjes dy tërmete

Dy tërmete të reja me fuqi prej 3,5 dhe 4,5 ballë sipas shkallës së Rihterit këtë mëngjes përsëri dridhën Maqedoninë. Epiqendra e tërmetit të parë është regjistruar rreth 15 kilometra në veri-lindje të Ohrit, në thellësi 10 kilometra, në orën 5:44.
Tre minuta më vonë, aparatet e Observatoriumit Sizmologjik pranë fakultetit natyror matematikor në Shkup regjistruan edhe një dridhje më të dobët me intensitet prej 3,5 ballë sipas Rihterit.

Tërmeti i tretë është regjistruar 20 kilometra larg Kërçovës.

Dje gjithashtu është regjistruar një tërmet me intenzitet prej 4,5 ballë afër Kërçovës./portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button