Tetovë: Kush i përfaqëson qytetarët në këshillin komunal?

Kush i përfaqëson qytetarët në Këshillin komunal të Tetovës dhe cilat janë obligimet e tyre ndaj qytetarëve, cilat janë kompetencat e këshilltarëve lokalë në këshillat komunale?

Këshilli komunal i Tetovës përbëhet nga 31 këshilltarë,  nga ku BDI përfaqësohet me 11 këshilltarë dhe 35.48 % të Këshillit komunal të Tetovës, ndërsa PDSH ka 9 apo 29.03 për qind. VMRO-DPMNE  me 4 këshilltar apo 12.90 për qind,  ndërsa LSDM me 3 apo 9.68 për qind,  ndërsa DR ka 2 apo 6.45 për qind të cilët tash kanë kaluar si të pavarur. NSDP  me 1 ka 3.23 për qind dhe VMRO-Popullore gjithashtu me 1 këshilltar ka 3.23 për qind.

Për nga përkatësia kombëtare  22 janë shqiptarë dhe 9 maqedonas, ndërsa përgatitja arsimore është me sa vijon: me arsim sipëror  janë 21 apo 67.74 për qind, me arsim të lartë 1 këshilltarë, me arsim të mesëm 9 këshilltarë apo 29.03 për qind. 

Mes këshilltarëve  ka 5 juristë apo 16.12 për qind,  5 janë ekonomistë apo 16.12 për qind, 4 janë mjekë apo 12.90 për qind, një është agronom apo 3.23 për qind, 2 janë arsimtarë apo 6.45 për qind,  7 janë profesorë  apo 22.58 për qind,  një është inxhinier i informatikës apo 3.23 për qind. Gjithsej për nga gjinia në Këshillin e Tetovës janë 22 janë meshkuj dhe 9 gra. 

Por kush janë të drejtat e këshilltarëve dhe cilat janë obligimet e tyre?

Ata propozojnë shqyrtimin e çështjeve,  dukurive dhe situatave që janë me rëndësi lokale për qytetarët e komunës, ngritin iniciativa për sjellje të vendimeve dhe akteve të tjera në kompetencë të Këshillit si dhe të propozojë amendamente,  kërkojnë nga administrata komunale, shërbimet publike dhe institucionet e themeluara nga komuna, të dhëna dhe informata të tjera për çështje që janë në kompetencë të Këshillit.

Kryetari i  këshillit komunal të Tetovës Irfan Emini nga Bashkimi Demokratik për Integrim,  ka këto të drejta dhe obligime për ti kryer: thërret seancat e Këshillit,  hap,  udhëheq dhe  mbyll ato. Hap, udhëheq dhe përmbyll debatet në seancat e Këshillit, mban rregull në seancë, i paralajmëron diskutuesit, hedh në votim pyetjet dhe propozimet, i shpall rezultatet e votimit, kujdeset për organizimin dhe punën e Këshillit, kujdeset për zbatimin dhe respektimin e Rregullores së Këshillit dhe jep sqarime lidhur me zbatimin e saj, kujdeset për realizimin e të drejtave të anëtarëve të Këshillit dhe për sigurimin e kushteve për punë dhe informimin e tyre,  kujdeset për zbatimin e parimit për punën publike të Këshillit, i nënshkruan aktet e Këshillit dhe ia dorëzon kryetarit të komunës për shpalljen e tyre. Kryen edhe punë të tjera të përcaktuara me Statutin e komunës dhe me këtë Rregullore./Portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button