Pas një viti sërish protestë kundër brutalitetit policor (VIDEO)

Protesta kundër brutalitetit policor u mbajt mbrëmë në Shkup, një vit pas vdekjes së Martin Neshkoskit dhe demonstratat që u organizuan atëherë, për shkak të sjelljes së policisë pas vrasjes së tij nga ana e pjesëtarit të njësitit policor Igor Spasov. Qindra qytetarë marshuan nga Shtëpia përkujtimore Nënë Tereza deri në MPB dhe Parlament. 

Pjesëmarrësit e protestës të cilët kërkojnë kontroll të policisë, në dy vende u ballafaquan me mburojën e saj. Herën e parë te stacioni policor Beko. Rruga u ishte ndaluar edhe para MPB-së. Incidente nuk kishte, vetëm pyetje – pse policia nuk u lejon lëvizje të lirë.

Pjesëmarrësi në protesta, Artan Sadiku për Portalb tha se edhe Jankullovska edhe Kotevski janë përgjegjës dhe se duhet të japin dorëheqje.

“Sot e kësaj dite të njëjtat struktura të cilat tentuan të fshehin vrasjen qëndrojnë në pushtet dhe ne jemi nën mbikëqyrjen e strukturave të njëjta policore të cilat besojmë se akoma vazhdojnë të jenë rrezik për qytetarët si për sigurinë ashtu edhe për jetën e qytetarëve. Prandaj protestat e sotme është një akt i rikujtimit të një vjetorit të fillimit të protestave në rastin e vrasjes së Martin Neshkovskit. Gjithashtu ne akoma vazhdojmë t‘i mbajmë gjallë kërkesat për dorëheqjen e ministres dhe zv.ministrit të MPB-së dhe aplikimit të kontrollit të jashtëm civil në organet e sigurisë në Maqedoni” tha Sadiku.

Familja Neshkoski edhe mbrëmë rikujtoi se policia përpiqeshte të fshehte vrasjen e Martinit dhe përsëri kërkoi përgjegjësi komanduese. 

Për vrasjen e Martinit mori përgjegjësi vetëm ekzekutori, polici Spasov i cili në atë mbrëmje ishte pjesë e sigurimit në festimin e fitores zgjedhore të VMRO-DPMNE. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button