Anulohet gjykimi për parcelat në Sopishte
![Mile Janakieski](https://i2.wp.com/arkiv.portalb.mk/wp-content/uploads/2017/06/19073370_707020172815648_217490201_o-701x382.png?fit=701%2C382&ssl=1)
Seanca gjyqësore për lëndën “Toplik” të Prokurorisë Speciale Publike, që duhej të mbahet sot në Gjykatën Penale, është anuluar për më 30 mars, njofton Portalb.mk.
Arsye për anulimin e saj është ajo që i akuzuari Dimitar Dimovski, ka qenë i sëmurë, për [ka avokati i tij ka dorëzuar vërtetim mjekësor.
Ndryshe, në “Toplik” i dyshuari i parë është ish ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakieski, i cili dyshohet që në kundërshtim me ligjin për furnizime publike, ka krijuar Komision për oferta publike, të cilin e ka urdhëruar që të zgjedh ofrues për blerje dhe disponim me tokat shtetërore për ndërtimin e kompleksit elitar “San siti” në Sopishte, edhe pse ndërmarrja nuk i ka plotësuar kushtet për atë.
- LEXO KËTU PËR MË SHUMË RRETH RASTIT – “TOPLIK”