Ish kryetari i Penales, Pançevski dëshiron ta marrë në pyetje prokuroren speciale Janevën

Ish kryetari i Penales, Vladimir Pançevski dy orë ka deklaruar rreth padisë së ngritur kundër prokurores speciale, Katica Janeva dhe gjykatëses nga Gjevgjelia, Zllata Popova, njofton Alsat M. Bëhet fjalë për urdhrin e lëshuar për bastisje në zyrën dhe shtëpinë e tij. Pançevski nuk shpalosi hollësira pasi rasti është në fazën para- hetimore. Nga Prokuroria ka kërkuar që kur të merret në pyetje Janeva, edhe ai të jetë prezent dhe drejtpërdrejtë t’i parashtroj pyetje.

Ndryshe, në fillim të tetorittë vitit të kaluar Prokuroria Speciale Publike ka kryer bastisje në zyrën dhe në shtëpinë e gjykatësit Vlladimir Pançevski ku kanë marrë materiale sepse dyshohet për dhënie të sekretit zyrtar. Sipas disa mediave ato materiale dyshohen të jenë dhënë kryetarit të shtetit, por PSP-ja nuk e ka konfirmuar.

Gjatë bastisjes, Pançevski i ka inçizuar hetuesit e Prokurorisë Speciale dhe filmimet i ka publikuar në opinion, si dëshmi për siç ka thënë ai “njëri nga hetuesit e ka vjedhur çelësin e banesës gjatë bastisjes”.

Nga Prokuroria Speciale e kanë demantuar akuzimin e Pançevski se gjatë bastisjes së hetuesi i tyre e ka vjedhur çelësin.

Janeva hapi procedurë para- hetimore kundër Vladimir Pançevskit për dyshimin se në dorë ka kurdisur lëndë të tyre tek gjykatësit e tij të besueshëm. Atij iu konfiskuan kompjuterët dhe telefonat, ndaj të cilave policia është duke kryer ekspertizë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button