Bozdag: Turqia kontrollon pothuajse gjysmën e rajonit të Afrinit

Turqia praktikisht kontrollon gati gjysmën e territorit të rajonit në qytetin Afrin në Sirinë veriperëndimore, deklaroi sot në konferencën për media në Ankara, zëvendëskryeministri turk Bekir Bozdag.

Bozdag theksoi se nga fillimi i operacionit “Dega e Ullirit” në rajonin e Afrinit, armata turke ka marrë kontrollin ndaj 112 vendeve të banuara dhe 30 minierave të rëndësishme strategjike dhe “ka neutralizuar 2.795 terroristë”.

Armata turke së bashku me grupet kryengritëse siriane që e kanë përkrahjen e Ankarasë, më 20 janar e filluan operacionin “Dega e Ullirit” kundër Forcave për mbrojtje të popullit të Kurdëve sirianë në rajonin e Afrinit, me qëllim, siç paralajmëroi, t’i shtypë ushtarët e tyre nga rajoni përgjatë kufirit sirian drejt Turqisë.

Ankaraja i vlerëson Forcat për mbrojtje të popullit për degën siriane të Partisë punëtore separatiste kurde (PPK), e cila nga vitet e 90-ta të shekullit të kaluar lufton për autonomi të kurdëve në Turqi. PPK-ja gjendet në listën e organizatave terroriste të Turqisë, SHBA-së dhe BE-së.

Турција војници

Luftëtarë të Armatës së Lirë siriane, të përkrahur nga përfaqësues të forcave speciale turke, të premten hynë në qytetin Raxho, që gjendet në veriperëndim të Afrinit.

Mediat turke paralajmëruan se ditët e ardhshme planifikohet edhe operacion për “dëbimin e terroristëve” edhe nga qyteti Xhinders, që gjendet në jugperëndim të Afrinit.

Raxho dhe Xhinders kanë pozicione të rëndësishme strategjike në rast të përpjekjes eventuale të kryengritësve sirianë dhe forcave turke për dëbimin e Forcave për mbrojtje të popullit nga qyteti Afrin.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button