Kryeparlamentari i Kosovës, Veseli: do të kërkoj rikonfirmim të konsensusit për demarkacionin

Kryeparlamentari i Kosovës, Kadri Veseli, ka paralajmëruar se në javën që po hyjmë do t’i thërras në takim përfaqësuesit politik “për të rikonfirmuar konsensusin rreth çështjes së demarkacionit”.

Në një deklaratë për RTK-në, Veseli ka thënë se nuk duhet të ketë më vonesa, por sa më shpejt të ketë seancë në të cilën duhet të miratohet marrëveshja e shënimit të kufirit me Malin e Zi.

“Që nga dita e hënë do të fillojë takimet intensive me kolegët e partive të tjera në mënyrë që, gjatë javës së ardhshme ta kemi në seancë të Kuvendit, ratifikimin e Marrëveshjes për shënimin e kufirit me Malin e Zi”, ka pohuar Veseli

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button