Gattuso e sheh si finale ndeshjen me Interin

Gennaro Gattuso frikësohet me faktin se Milani po cilësohet si favorit në derbin me Interin.

“Ata nuk duan të rrëshqasin, ne nuk mundemi. Kjo është si një finale”, ka thënë Gattuso, transmeton Koha.net.

“Si lojtar, nuk mund të lejoja që të humbisja më shumë derbi, por si trajner është edhe më e vështirë”, ka ashtuar ai në konferencën për media.

“Nëse duam të mendojmë për Ligën e Kampionëve, atëherë këtë ndeshje duhet ta mendojmë si finale. Po luajmë për gjithçka. Më së shumti i frikësohem asaj që zakonisht ekipi që është në formë të keqe synon fitoren. Nuk më pëlqen kur njerëzit thonë ne jemi favorit, sepse ata janë tetë pikë përpara nesh”, ka thënë veç të tjerash trajneri italian.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button