I merret licenca TV-së simotër të “Kurir-it” të afërt me VMRO-DPMNE-në

Agjencia për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuese (ASHMAA) përpara dhjetëra ditëve ia ka marrë lejen për emetim të programit televiziv, televizionit nga Velesi “Kanal Një TV”, e cila është pronar edhe i portalit “Kurir” që shquhet si medium propagandues i VMRO-DPMNE-së, njofton Portalb.mk.

Pronari i këtij televizioni është, Sashe Stojanovski, i cili formalisht është pjesë e redaksisë gazetareske të “Kurir”, transmeton Prizma.

Agjencia në vendimin e saj sqaron se “Kanal Një” nuk e ka paguar kompensimin vjetor për transmetim të programit me vlerë prej 277.000 denarë ose 4.500 euro.

Sashe Stojanovski, e ka blerë televizionin në vitin 2013 edhe atë nga ndërmarrja NVSP, pronar i së cilës  ka qenë Vlladisllav Stajkoviq. NVSP është përmendur edhe në bisedat e përgjuara të ashtuquajtura “bomba” që i zbardhi Zoran Zaev nga LSDM, kur bisedohej se në cilën ndërmarrje, duhet të shkojë provizioni nga marrëveshja me Izraelin për furnizimin me pajisjet për përgjim.

Stojanovski ng viti 2015 është pronar i portalit “Kurir”, të cilin e ka marrë nga Aco Misajllovski, vëllait të ish ministrit për Transport dhe Lidhje si dhe kandidatit për kryetar të Gjorçe Petrovit nga radhët e VMRO-DPMNE-së, Vllado Misajllovski.

Prej javës së kaluar “Kanaj Një” më nuk transmeton program, ndërkaq ueb-faqja e tyre tanimë disa javë nuk ka lajme të reja, ndërkaq në telefonin për kontakt askush nuk lajmërohet.

Vëzhgimi i Agjencisë për Media për zgjedhjet e fundit parlamentare ka treguar se “Kanal Një” përpara ditës së  votimit nga 30 nëntorit deri më 9 dhjetor të vitit 2016, çdo ditë i ka transmetuar dy pjesët e dokumentarit “Bota e Sorosit” në të cilin në mesin e shumë folësve janë edhe propaganduesit e njohur mediatik të VMRO-DPMNE-së, Dragan Pavlloviq Llatas, Mirka Velinovska dhe Milenko Nedellkovski.

“Kanal Një” ishte njëri prej dhjetëra televizioneve rajonale që në vitin 2013 dhe në vitin 2014 janë bërë me pronarë të rinj, ndërkaq me raportimin e tyre e kanë përkrahur ish pushtetin e VMRO-DPMNE-së dhe kanë marrë para nga buxhetet komunale dhe nga ai shtetëror.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button