Dramë në Kriva Pallankë: Janë rrahur në kafene, pastaj kanë ikur nga stacioni policor dhe në fund e kanë shkelur policin

Zyra e Jashtme për Çështjet Kriminalistike Kriva Pallankë ka ngritur padi penale kundër B.C. (34) dhe A.B. (25) për vepër penale “dhunë” dhe kundër I.S. (28) për “parandalimin e personit zyrtar në kryerjen e detyrës”, transmeton Portalb.mk.

“Me 16.01.2018 në një objekt hotelerie në Kriva Pallankë, B.C dhe A.B. fizikisht e kanë sulmuar një person nga të pranishmit, pasi që u ndaluan dhe u arrestuan në stacionin policor Kriva Pallankë. B.C. me ndihmën e I.S. i cili ka qenë me veturë është përpjekur të ikë duke u larguar nga polici i cili e mbante dhe të cilit i shkaktoi lëndime, ndërsa I.S. me shpejtësinë e madhe të veturës, me rrotën e pasme e ka shkelur policin”, shpegojnë nga policia.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button