Maqedoni, ndryshime në tridhjetë ligje të komisioneve kuvendore

Në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë sot seanca do të mbajnë komisionet për kulturë, për transport, lidhje, për ekologji dhe për arsim, shkencë dhe sport dhe komisioni ligjdhënës-juridik.

Propozim-ligji për ndërprerjen e vlefshmërisë të Ligjit për mbështetje të produksionit muzikor vendor, në lexim të parë, është në rend dite të Komisionit për kulturë.

Në rend dite të Komisionit për transport, lidhje dhe ekologji janë Raportet për punën e Komisionit Rregullator për Banim për periudhën nga  viti 01-07-2017 deri më 31-12-2017, ndryshimet dhe plotësime të Ligjit për transport në trafikun rrugor, të Ligjit për mjedis të jetesës, të Ligjit për aviacion, të Ligjit për lundrim të brendshëm, të Ligjit për ndërtim, të Ligjit për siguri në sistemin hekurudhor, të Ligjit për sistemin hekurudhor, të Ligjit për banim, të Ligjit  veprimtari komunale, të Ligjit për shërbime postare, të Ligjit për planifikim urbanistik dhe hapësinor, të Ligjit për mjedis të jetesës dhe të Ligjit për mbrojtjen e natyrës, të gjitha në lexim të parë, të parashtruara nga deputetët e shumicës qeveritare.

Anëtarët e Komisionit për arsim, shkencë dhe sport do t’i shqyrtojnë ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për themelimin e Agjencisë Kombëtare për Programe Arsimore Evropiane dhe Mobilitet, të Ligjit për arsim të të rriturve, të Ligjit për arsimin fillor, të Ligjit për akademi sportive, të Ligjit për inspektimin arsimor, të Ligjit për shërbim pedagogjik, të Ligjit për universitetet e hapura qytetare për mësim gjatë gjithë jetës, të Ligjit për arsim të mesëm, të Ligjit për arsim profesional dhe trajnim, të Ligjit për standardin e studentëve, të Ligjit për veprimtari inovuese, të Ligjit për Qendrën e Provimit Shtetëror, të Ligjit për Byronë për Zhvillim të Arsimit, dhe të Ligjit për standard të nxënësve, të gjitha në lexim të parë, të parashtruara nga deputetët e shumicës qeveritare.

Seanca do të mbajnë edhe Komisioni ligjdhënës-juridik.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button