Temperaturat e ulëta pezullojnë mësimin në Kosovë

Për shkak të motit të keq që po mbretëron këto ditë në Kosovë dhe paralajmërimit për temperatura të ulëta, sot në të gjitha shkollat fillore dhe të mesme të Kosovës nuk do të mbahet mësim.

Vendimi, siç citojnë mediat kosovare,  është marrë nga ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi

Sipas Ministrisë dikasteriale kjo ditë e humbur e mësimit do të zëvendësohet në një ditë tjetër gjatë këtij semestri, për të cilën do të merret vendim në konsultim me drejtoritë komunale të arsimit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button