Rikthehet epidemia e fruthit në Shqipëri, Ministria: vaksinohuni!

Pas lajmit se vaksinat  tek  personat e lindur ne vitet 80-90 nuk kanë  qënë efektive, shumë prej tyre i janë drejtuar qendrave shëndetësore për të bërë vaksinimin.

Report tv ishte i pranishëm  sot me njerzit që i janë drejtuar këtyre qëndrave  për të marrë informacion apo për të bërë vaksinën, proces i cili u vëzhgua në prani të kamerës sonë.Njerzit u shprehën se kanë frikë dhe pasiguri nga shfaqja e sëmundjes së shumëpërfolur ndaj iu janë drejtuar qendrave spitalore.

Mjekja  Ermira Jahja tregon se si janë kujdesur në qendrën spitalore  për pacientët e paraqitur dhe shenjat që shfaqte kjo sëmundje.
Jahja tha se: Këtë javë kanë vaksinuar rreth 200 persona.
Ministria e shëndetësisë iu bën apel qytetarëve të lindur midis viteve 80-90 që të bëjnë vaksinën për tu mbrojtur nga sëmundja e fruthit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button