Po largohet tabela e emrit “Aleksandri i Madh” nga aeroporti
Në mëngjes herët kanë në aeroportin në Shkup kanë filluar punimet për heqjen e shkronjave “Aleksandri i Madh”. Deri tni jaë hequr disa nga shkronjat ndërkohë punimet do të vazhdojnë gjatë gjithë ditës.
Largimi ka filluar si rezultat i vendimit qeveritar të 4 shkurtit për riemërimin e aeroportit të Shkupit. Emri i ri i aeroporit do të jetë “Aeroporti Ndërkombëtar i Shkupit”, transmeton Alsat M.
Riemërimi i aeroportit por edhe i autostradës për në Greqi, u paralajmëruan nga kryeministri Zoran Zaev më 24 janar, pas takimit me kryeministrin grek Aleksis Tsipras më Davos të Zvicrës